Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Z-Mobile Prishtina nuk ia del ndaj Vareses, rezultati 77:80

NULL NULL
06.03.2019 22:38

Shikuesit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit ishin edhe një herë dëshmitarë të një loje mjaft të fortë dhe atmosfere të zjarrtë.

Z-Mobile Prishtina përballë kishin Italianët e Pallacanestro Varese në kuadër të 16 skuadrave të FIBA EUROPE CUP.

Loja nuk nisi mirë për kryeqytetasit në çerekun e parë i cili përfundoi 13 pikë në favor të mysafirëve.

Në çerekun e dytë bardh e katërtit tentuan të riktheheshin në lojë nëpërmjet Berishës dhe Bashir, me anë të tre pikëve por nuk mjaftuan ta përmbysnin rezultatin gjatë pjesës së parë.

Çereku i dytë përfundoi 20 me 8 në favor të vendasve.

Por pjesa e parë përfundoj 5 pikë në favor të mysafirëve 32 me 37.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Z-Mobile Prishtinën.

Për herë të parë kaluan në epërsi pas 4 minutave të fillimit të çerekut të tretë, e për këtë u përkujdes Dardan Berisha.

Dominimi vazhdoi duke krijuar edhe epërsinë më të madhe deri në dhjetë pikë një minutë e gjysmë pa përfunduar çereku i tretë, që përfundoj plot 13 pikë për Prishtinasit me rezultat 28 me 15.

Varese barazoi rezultatin pas shumë përpjekjeve në 72 me 72.

Por nuk zgjati sepse Prishtina e rikthejë epërsinë.

Vazhdimi i takimit shkoj i baraspeshuar me një epërsi të vogël në rezultat ekipin nga kryeqyteti.

Italianët 50 sekonda para fundit të takimit kaluan në sërish në epërsi 77 me 78.

Në fund mysafirët triumfuan për 3 pikë në epërsi.

Lojtari më i dalluar në radhët e Prishtinës ishte Muhammed Bashir Ahmed me 11 pikë, dhe 8 kërcime dhe  2 topa të vjedhur kurse për Varesen më i dalluari në parket ishte Dominique Archie me  22 pikë të shënuara, 7 kërcime 1 asist dhe 1 top të vjedhur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.