Z Mobile Prishtina mposhtë Steaua Bucurestin NULL NULL 24.10.2018 20:26 24.10.2018 20:26 Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 87:81 ndaj Steaua Bucuresit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të grupi E në FIBA Europe Cup. Bucuresti që luajti si vendas pati një fillim shumë më të mirë, por në çerekun e dytë mysafirët arritën të rikthehen duke e fituar me rezultat 24:15, kurse pjesën e parë e mbyllën me shtatë pikë epërsi, 43:36. Rumunët iu rikthyen lojës së mirë në pjesën e dytë, duke arritur të fitojnë dhjetëminutëshin e tretë me rezultat 21:11. Prishtinasit nuk u dorëzuan, dhe në çerekun e katërt u kthyen në lojë duke siguruar fitore me rezultat 87:81. Kjo ishte humbja e dytë për skuadrën nga Bukureshti.