Yuri Kim në laboratorin ku bëhen analizat e Covid-19 NULL NULL 29.05.2020 17:43 29.05.2020 17:43 Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e Institutit të Shëndetit Publik për të parë nga afër se si ndihma e Qeverisë së SHBA-ve po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë. Manastirliu falënderoi ambasadoren Kim dhe Qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Shqipërisë. Nëpërmjet USAID-it në Shqipëri, qeveria amerikane ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve dhe masa të tjera. Ministrja Manastirliu dhe ambasadorja Kim vlerësuan ekipin e laboratorit dhe gjithë stafin e ISHP-së për punën e palodhur që po bëjnë në këtë situatë epidemie./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pasioni i veçantë i avokatit nga Peja, tuboi mbi 1 mijë e 500 sëpata (VIDEO) 20 minuta më parë