Youtube rrit shikueshmërinë për 60% NULL NULL 18.07.2015 14:49 18.07.2015 14:49 Kompania ka shtuar shikueshmërinë shumfish muajt e fundit. Youtube është shërbimi më i famshëm për ndarje të video-përmbajtjeve, të cilat kanë një shikueshmëri të jashtëzakonshme. Por, në tremujorin e dytë të këtij viti, kjo është rritur në mënyrë drastike. Gjatë, prillit, majit dhe qershorit video-përmbajtjet në Youtube janë shikuar për 60 përqind më shumë se paraprakisht. Kjo duket se vie si pasojë e rritjes së numrit të pajisjeve mobile, pasi koha e shpenzuar në Youtube nga këto pajisje është dyfishuar. “Kjo është norma më e lartë e rritjes në dy vitet e fundit”, tha shefi i financave të Google, Ruth Proat. Në rritjen e shikueshmërisë mund të kenë ndikuar edhe dy shërbimet e reja, Youtube Kids, që është prezantuar në shkurt të këtij viti dhe Youtube Gaming që pritet të jetë funksional së shpejti.