YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë për shkeljen e privatësisë së fëmijëve NULL NULL 04.09.2019 22:02 04.09.2019 22:02 YouTube është gjobitur me një shumë rekord prej 170 milionë dollarësh nga një rregullator amerikan për shkeljen e ligjeve për privatësi të fëmijëve. Google, e cila zotëron YouTube, ra dakord të paguajë shumën në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC). Faqja e transmetimit të videove ishte akuzuar për mbledhjen e të dhënave për fëmijët nën 13 vjeç, pa pëlqimin e prindërve. FTC tha që të dhënat u përdorën për të targetuar reklama tek fëmijët, gjë që bie ndesh me Aktin e Mbrojtjes së Intimitetit të Fëmijëve të vitit 1998 (Coppa). “Nuk ka asnjë justifikim për shkeljet e ligjit në YouTube” tha kryetari i FTC Joe Simons. Ai shtoi se kur erdhi puna tek zbatueshmëria e Coppa-s, Google kishte refuzuar të pranonte që pjesë të shërbimit të saj kryesor në YouTube u drejtoheshin fëmijëve. Sidoqoftë, në prezantimet për klientët e biznesit, kompania akuzohet se ka paraqitur një pamje tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.