Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ymeri tregon se çfarë u diskutua në takim me presidentin Nishani

NULL NULL
02.06.2016 14:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me deputetin e kësaj partie, Albin Kurti janë takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin.

Ymeri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për pikat e diskutimit me presidentin shqiptar. I pari i Vetëvendosjes ka shkruar se i ka thënë Nishanit se për kufijt kombëtarë është i obliguar edhe shteti shqiptar, njofton Klan Kosova.

Ekonomia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi kane qene pika tjera që janë rrekur në takim.

Ja postimi i plotë i Visar Ymerit në Facebook:

Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

I thashë Presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë me z. Nishani përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç’rast treguam se “drejtësia ndërkombëtare” ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal.

Drejtësia për Shqipërinë duhet të burojë nga brenda, e kusht për këtë janë politikanët e pakorruptueshëm e kurajoz. Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.