Ymeri: Specialja suspendon rregullin kushtetues NULL NULL 31.05.2015 15:30 31.05.2015 15:30 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se për Kosovën kërkesa për të themeluar gjykatë speciale është realisht kërkesë për të hequr dorë nga sovraniteti i saj shtetëror. Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale është kërkesë për heqje dorë nga sovraniteti. Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vota për specialen është votë për ta pranuar suspendimin e rregullimit kushtetues të gjyqësorit në vend, dhe për ta krijuar hapësirën e një gjyqësori paralel plotësisht të ri, të pavarur nga Kosova, formalisht brenda sistemit realisht jashtë dhe mbi të. Sipas Ymerit, nëse kushtetuta ndryshohet ajo duhet të sjellë më shumë liri dhe barazi për popullin e Kosovës dhe jo ndryshime që e zgjerojnë dhe thellojnë mungesën e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 44 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë