Ymeri: Qytetarët janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën NULL NULL 31.05.2016 18:19 31.05.2016 18:19 Visar Ymeri, kryetari i Vetëvendosjes sot ka dalë në terren në fshatin Zajm për të vizituar plantacionin e mollëve “Apple@Honey”. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku ka theksuar se “qytetarët e Kosovës janë punëtorë”. Lexoni më poshtë postimin e plotë të Ymerit: “Me aktivistët e Klinës dhe deputeten Shqipe Pantina vizituam plantacionin e mollëve “Apple@Honey”, të Mehmet Krasniqit në fshatin Zajm, punëtorinë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, të Nezir Sejdiut në Grabanicë si dhe biznesin e Sylë Gashit në Gremnikë. Alternativa e Lëvizjes për zhvillim ekonomik e përkrah prodhuesin vendor, e promovon dhe e mbron prodhimin vendor, që të ketë punësim vendor e që të rriten mirëqenia e dinjiteti si pasojë e punës. Qytetarët e Kosovës janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën, jo që ua vjedh atë”, ka shkruar Ymeri në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025