Ymeri: Ivanoviq nuk u akuzua për terrorizëm, aktivistët e Vetëvendosjes po NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se arsyeja pse aktivistëve të kësaj partie po i vazhdohet arresti shtëpiak është mosratifkimi i marrëveshjes për demarkacion. Ai e ka quajtur krejt këtë proces si të montuar politikisht. “Arsyeja, pra, është politike. Që i bie se arresti shtëpiak është politik. E që e shpërfaqë po ashtu se i tërë procesi është politik. Për arsye politike. Politikisht i arsyetuar. Politikisht i montuar”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. Ymeri ka deklaruar se aktivistët e Vetëvendosjes janë akuzuar për terrorizëm pasi kanë protestuar për Demarkacionin, ndërsa Oliver Ivanoviq nuk u akuzua asnjëherë për terrorizëm. “Para një jave Oliver Ivanoviqit po ashtu iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ai, ndryshe nga aktivistët, është i dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e 11 shqiptarëve dhe dëbimin masiv të 11 mijë e 364 shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000. Ai nuk u gjykua asnjëherë për terrorizëm. Ndërkohë që aktivistët që morrën pjesë në protestat publike kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, po”, ka vazhduar tutje ai. Seanca e radhës për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm lidhur me rastin e sulmit në Kuvend do të mbahet më 30 mars.
Kosova A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 13 minuta më parë