Ylli shndrit ndaj Pejës, e mposht për një pikë NULL NULL 16.03.2024 21:05 16.03.2024 21:05 Foto ilustruese Peja është mposhtur nga Golden Eagle Ylli me rezultat të ngushtë prej 72-73. Pejanët në çerekun e parë ishin duke fituar me nëntë pikë epërsi, 24-15. Ndërsa, suharekasit arritën që në çerekun e dytë ta ngushtojnë epërsinë në shtatë pikë, duke e fituar 10-minutëshin e dytë me rezultat 18-20. Çerekun e tretë, Ylli arriti që ta fitonte me 13 pikë epërsi, 10-23, ndërsa çereku i fundit u takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 20:15, por që ishte i pamjaftueshëm për ta çuar lojën në vazhdime. Lojtari më i dalluar te Golden Eagle Ylli ishte amerikani Nesbitt, i cili shënoi 16 pikë, dha dy asistime dhe vodhi gjashtë topa, kurse te Peja u dallua Qallaku i cili shënoi 13 pikë dhe vodhi 5 topa.