Ylli shkëlqen në Rahovec (VIDEO) NULL NULL 05.12.2019 23:40 05.12.2019 23:40 Golden Eagle Ylli ka arritur fitore në udhëtim tek Rahoveci, me rezultat 69-68. Skuadra nga Suhareka përkundër që nuk e nisi mire çerkun e parë, të cilin e humbi 23-17, arriti që menjëherë në të dytin të konsolidohet, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë, 36-36. Vreshtarët e nisin më mirë pjesën e dytë, duke e fituar çerekun e tretë me katër pike dallim. Por suharekasit të gjitha forcat i kishin ruajtur për minutat e fundit, ku arrijnë të rikthehen në lojë, duke e fituar dramën në fund me një pikë dalllim 68-69. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” u transmetua direkt në ArtMotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.