Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin NULL NULL 27.04.2024 08:54 27.04.2024 08:54 Koshi basketboll, foto ilustrim Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Shani Nushi”, pa praninë e tifozëve, duke filluar me fillim nga ora 19:00. Ylli është duke e udhëhequr serinë e gjysmëfinaleve 2-0 dhe është një fitore larg sigurimit të finales. Kampioni aktual i Kosovës do të tentojë që me një fitore sot të mundohet shkrijë këtë epërsi të therandasve dhe ta dërgojë gjysmëfinalen deri në ndeshjen e pestë. Ndryshe, gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër, ku Trepça gjithashtu është duke udhëhequr ndaj Prishtinës, pasi e ka mposhtur në dy ndeshjet. /Klankosova.tv