Ylli kanadez i popit Kris Wu arrestohet nën akuzën për përdhunim NULL NULL 01.08.2021 21:58 01.08.2021 21:58 Policia kineze ka bërë të ditur se ka arrestuar një 30-vjeçar kanadez të quajtur Kris Wu nën dyshimin për kryerje të përdhunimit. Mediat shtetërore e kanë identifikuar atë si këngëtar të muzikës pop, përderisa sipas një deklarate të policisë së rrethit Chaoyang të kryeqytetit kinez Pekinit, Wu i cili ka origjinë kineze, ishte duke u hetuar mbi akuzat e bëra në internet për “mashtrimin e vajzave të reja për të bërë seks me të”. Ai muajin e kaluar ishte akuzuar publikisht nga një studente 18- vjeçare për nxitje seksuale ndaj saj dhe disa vajzave të tjera nën moshën 18 vjeçe, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Përndryshe, Wu ishte bër i njohur me debutimin e tij në Hollywood në filmin shkencor 2017 “XXX: Return of Xander Cage”, teksa më parë ishte anëtar i grupit K-pop EXO. Ndërkaq, po sipas medieve kineze, statusi i famshëm i tij dhe shtetësia e huaj nuk ka gjasa ta ndihmojnë atë lidhur me akuzën.