Ylli i UFC-së Conor McGregor heq dorë nga dyluftimet NULL NULL 07.06.2020 08:17 07.06.2020 08:17 Ylli më i madh në historinë e UFC-së, Conor McGregor, ka njoftuar se nuk do të paraqitet për dyluftime në kafaz. Këtë e bëri të ditur irlandezi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova. “Kam vendosur të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e mahnitshme. Çfarë udhëtimi ka qenë!”. “Këtu është një fotografi me nënën time në Las Vegas kur e kam fituar një prej titujve botëror”. “Zgjidheni shtëpinë e ëndrrave tuaja. Unë ju dua. Çfarëdo që dëshironi është e juaja”. Hey guys I’ve decided to retire from fighting. Thank you all for the amazing memories! What a ride it’s been! Here is a picture of myself and my mother in Las Vegas post one of my World title wins! Pick the home of your dreams Mags I love you! Whatever you desire it’s yours ❤️ pic.twitter.com/Dh4ijsZacZ — Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) June 7, 2020 klankosova.tv