Ylli fiton duelin e parë çerekfinal të “Play-off”-it ndaj Bashkimit NULL NULL 07.04.2024 20:02 07.04.2024 20:02 Koshi basketboll, foto ilustrim Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 87:69. Pas një fillimi ku u shënuan pak pikë, skuadrat filluan të jenë efikase në sulm, megjithatë, çereku i parë përfundon 18:18. Vendasit ishin më shumë produktivë në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë se mysafirët, derisa shkuan në pushim me rezultat 41:32. Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe filluan të shkrijnë epërsinë, që shkoi deri në tri pikë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:54. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli u tregua më i vëmendshëm, për tu shkëputur dhe për të triumfuar 87:69. Te vendasit u dalluan Alonzo Verge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime dhe Nate Grimes me 13 pikë e 14 kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë e tri kërcime.