Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli e demolon Sigal Prishtinën

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 28.12.2022 19:55

Golden Eagle Ylli triumfoi përballë Sigal Prishtinës, me rezultat shumë të thellë prej 20 pikëve dallim 71-51, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në elitën e basketbollit kosovar.

Në fakt këtë duel që nga fillimi më mirë e nisi kampioni aktual duke e fituar çerekun e parë 14-10.

Epërsinë prej katër pikëve e thelloi në gjashtë Ylli në periudhën e dytë, 32-26.

E kur filloi pjesa e dytë, klubi i Yllit ishte edhe më i vendosur për fitore duke e rritur ritmin në sulm e duke u forcuar në anën defanzive.

Si pasojë e kësaj, skuadra e drejtuar nga Adis Beçiragiç e fitojë këtë sfidë duke dhuruar një ndeshje fantastike.

Bashir Ahmed i Yllit ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje me 21 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, ndërsa për ekipin humbës më i miri ishte Dustin Tomas me 17 pikë.

lajme të ngjashme