Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli arrin marrëveshje me Henrik Sirkon

NULL NULL
26.11.2021 00:10

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle YLLI, ka arritur marrëveshje me basketbollistin kroat, Henrik Sirko.

Ku i fundit ishte pjesë e Klubit të Basketbollit Peja, por që pikërisht pas ndeshjes me skuadrën nga Suhareka, i prishi raportet me klubin ku bënte pjesë, ku u raportua për mosmarrëveshje mes tij dhe kryesisë së klubit.

Pas asaj ndeshje të vlefshme për Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës, klubi pejan e kishte suspenduar fillimisht lojtarin, për çështje disiplinore, më pas edhe i ndanë rrugët.

Burime të Klan Kosovës brenda klubit nga Suhareka, konfirmojnë që të dyja palët tashmë janë dakorduar dhe së shpejti pritet edhe zyrtarizimi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.