Yli e fiton derbin ndaj Bashkimit, shkon në gjysmëfinale NULL NULL 08.09.2024 21:55 08.09.2024 21:55 Foto: Arkiv Golden Eagle Ylli, e ka prerë biletën për gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll. Skuadra nga Suhareka e mposhti Bashkimin, me katër pike epërsi. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 67 me 63. Më i dalluari në këtë fitore për Yllin ishte Christian Rohlehr me 15 pikë e katër kërcime. Teksa vendimtar si gjithmonë ishte edhe kapiteni Gëzim Morina që shtoi 14 pikë. Kurse për Bashkimin më i dalluari Marc Smith me 23 pikë. Pas, Trepçës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, Ylli është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Supërkupës së Kosovës. Nesër luhen sfida gjysmëfinale, teksa shorti do t’i përckatoj çiftet gjysmëfinale.