Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Yjet e tepihut BAFTA

NULL NULL
10.05.2015 22:48
Rochelle Humes dhe Pixie Lott i lanë pak imagjinatës kur u paraqitën në tepihun e kuq të çmimeve BAFTA.

Në hyrjen e Teatrit Mbretëror të Londrës, janë mbledhur yjet që do të jenë pjesë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit.

Tepihu i kuq edhe kësaj radhe i ka veçuar të preferuarat – ato që rrezatuan.

Këngëtarja Rochelle Humes është veçuar në mesin e shumë yjeve britanike në mbrëmjen e Akademisë Britanike të Filmit. Shtathedhura me një fustan të zi me dantellë nuk i lë shumë punë imagjinatës.

Aktorja Brooke Vincent, është paraqitur me një fustan të zi me prerje simetrike duke i qëndruar besnike klasikes.

Ndërsa, këngëtarja Pixie Lott kishte zgjedhur një fustan të zi që nxirrte në pah figurën e saj elegante. Dhe për t’i shtuar sharm elegancës së saj, përkrah kishte të dashurin supermodelin Oliver Cheshire.

 

pixie lottKëngëtarja Rochelle Humes Vince

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.