Yamal s’bëri foto zyrtare të nënshkrimit të kontratës sepse nuk e kishte gjyshen aty NULL NULL 28.05.2025 08:51 28.05.2025 08:51 Lamine Yamal dhe gjyshja e tij, Fatima Lamine Yamal ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën deri më 30 qershor 2031, por një detaj që ka rënë në sy është mungesa e fotografive tradicionale gjatë nënshkrimit të marrëveshjes – një praktikë tashmë e zakonshme për klubin katalanas. Sipas mediumit spanjoll “Diario Sport”, arsyeja për mungesën e këtyre imazheve është vetë lojtari. 17-vjeçari thuhet se ka kërkuar shtyrjen e publikimit të fotografisë së firmosjes, pasi dëshiron që ky moment i rëndësishëm të përfshijë një foto familjare, së bashku me njerëzit më të dashur për të, transmeton Klankosova.tv. Në mesin e tyre është edhe gjyshja e tij Fatima, nëna e babait të Lamine, e cila nuk ka mundur të jetë e pranishme të martën, kur u firmos zyrtarisht marrëveshja. Për këtë arsye, publikimi i fotografisë është shtyrë për një moment të dytë. Pavarësisht mungesës së pamjeve vizuale, Barcelona konfirmoi përmes një deklarate në uebfaqen dhe rrjetet sociale se rinovimi është kryer në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 3 orë më parë