Xi Jinping fillon mandatin e tretë historik si president i Kinës NULL NULL 10.03.2023 08:16 10.03.2023 08:16 Presidenti kinez, Xi Jinping Lideri i Kinës, Xi Jinping ka siguruar mandatin e tretë historik si president nga parlamenti i vendit. Ai pason një konsolidim të pushtetit që e ka bërë liderin më dominues të Kinës ndër gjenerata, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Në sistemin kinez të qeverisjes, funksionet e presidentit janë kryesisht ceremoniale. Fuqia e tij vjen nga fakti se ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak (CMC). Atij iu dorëzuan të dy postet në një kongres partie tetorin e kaluar. Konfirmimi i mandatit të tij të tretë si president pritej gjerësisht. Emërimi i një kryeministri të ri dhe ministrave të ndryshëm në ditët në vijim konsiderohet më i rëndësishëm. Të emëruarit e rinj pritet të jenë kryesisht besnikë të Xi Jinping, si Li Qiang, i cili pritet të shërbejë si zëvendës i Jinping. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve 6 minuta më parë
Lajme Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë 7 minuta më parë