Xhuli: Evropa është hartë e vogël, do të jem nëpër avionë, siç e kam bërë jetën deri më tani (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 12:59 20.03.2023 12:59 Ish konkurrentja finaliste e ‘reality show’ Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura tanimë më tepër e njohur si Xhuli, në një intervistë ekskluzive të dhënë për emisionin “Prive” në natën e finales, ka folur për planet e saj tutje. Derisa ishte duke treguar sesa falënderuese dhe krenare është pas zgjedhjes si imazh i miellit më kualitativ në treg “Finnesa” të fabrikës më të madhe në rajon “M & Sillosi”, ajo ka thënë se tashmë pas përfundimit të BBVK-së, do të jetë më e pranishme në Kosovë dhe Shqipëri. Madje, fakti që ajo jeton qindra kilometra larg trojeve shqiptare, duket të mos paraqesë fare problem për Xhulin. “Faleminderit “Finnesa” për një kontratë super të mirë dhe normalisht që do të gatuaj sepse është traditë shqiptare. Do të jem në Kosovë dhe Shqipëri shumë shpesh. Evropa është hartë e vogël, do të jem në avionë, siç e kam bërë jetën deri më tani”, ka thënë ajo pos tjerash. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.