Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhudistët nga Kosova në Budapest në kërkim të pikëve të reja olimpike

NULL NULL
11.07.2019 21:06

Nga e premtja e deri te dielën në kryeqytetin e Hungarisë në Budapest, do të mbahen garat e xhudos Grand Prix 2019, njofton Federata Ndërkombëtare e Xhudos përcjellë Klan Kosova.

Në këto gara padyshim se pjesëmarrëse do të jenë edhe super xhudistët nga Kosova.

Me këto gara ato synojnë vazhdimin e rrugës drejt normës olimpike “Tokio 2020”.

Tri medalistet tona në Lojërat Evropiane Minsk 2019, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të kërkojnë medaljet e reja.

Nesër në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.