Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhiroja e 16-të e Superligës, sfida kryesore sot mes Trepçës dhe Yllit

NULL NULL
11.01.2025 10:27
Fotografi ilustruese e lojtareve te Trepces dhe Yllit
Fotografi ilustruese e lojtareve te Trepces dhe Yllit

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje në fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 16-të.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, apo kampionit dhe nënkampionit.

Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje.

Takimi është shumë i rëndësishëm, andaj të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore. Ndeshja në fjalë do të luhet në Mitrovicë nga ora 17:00, në palestrën “Minatori”.

Ndeshja në fjalë do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme