Xhiro e tetë në Ligue 1 vazhdon me tri ndeshje sot në Artmotion: Vëmendja te PSG – Montpellier NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 25.09.2021 17:05 nga Engjëll Bërbatovci 25.09.2021 17:05 Java e tetë e ligës franceze “Ligue 1” vazhdon edhe këtë të shtunë. Me fillim prej orës 19:30, drejtpërdrejt në Art Sport 5, Strasbourgu në formë do të ballafaqohet me kampionët në fuqi Lille. Ndërsa me fillim prej orës 21:00, kryendeshja e ditës së shtunë nga Ligue 1 do të jetë ajo mes Paris Saint Germain dhe Montpellier në Art Sport 3, teksa në po të njëjtin termin Xherdan Shaqiri me Lyonin do të jenë nikoqirë të skuadrës së Lorient në Art Sport 2. 19:30 Strasbourg – Lille Art Sport 5 21:00 Lyon – Lorient Art Sport 2 21:00 PSG – Montpellier Art Sport 3 Xhiroja e tetë nga Ligue 1 në Artmotion do të vazhdojë me ndeshje shumë interesante. Në orën 19:30, Strasbourgu në shtëpi do ta kërkojë fitoren e tretë rresht ndaj kampionëve në fuqi Lille. Skuadra mysafire nuk e ka nisur mirë mbrojtjen e titullit këtë sezon duke u renditur në vendin e 14-të me tetë pikë të grumbulluara. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Lirim Peci. 90 minuta më vonë në planprogram të kanaleve sportive në Artmotion do të jenë dy super ndeshje. Nga ora 21:00, Lyoni me Xherdan Shaqirin do ta synojnë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë si Lorient që nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Avni Tifeku. Teksa në Art Sport 3, PSG që edhe sot do të sprovohen pa Lionel Messi në përbërje do ta kërkojnë ta vazhdojnë serinë fantastike prej shtatë fitoreve në shtatë ndeshjet e para kampionale ndaj Montpellierit që për momentin është në dy barazime radhazi. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Engjëll Bërbatovci.