Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhiro e fundit e Superligës transmetohet sot ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 23.05.2021 10:46

Cila skuadër do të rrëzohet nga elita? Xhiro e fundit e Superligës transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion!

Për javë të tretë rresht, Superliga e Kosovës në Futboll do të vijë në formatin “5 në 1” në platformën numër një në vend, Artmotion me të gjitha duelet që do të jenë të rëndësishme.

Të gjitha duelet do të fillojnë nga ora 15:00, teksa lufta e madhe do të bëhet për mbijetesën dhe ikjen nga barazhi.

Në Art Sport 1 dhe Klan Kosova do të transmetohet dueli mes Prishtinës dhe Ballkanin, vendasit tashmë veçse kanë arritur ta fitojnë trofeun dhe vendin e parë kurse Ballkani ka nevojë për fitore në mënyrë që të zë pozitën e dytë tabelore dhe të arrijë kualifikimin në garat evropiane.

Për ndeshjen Trepça ’89 – Drenica e cila vlen mbijetesën dhe potencialisht edhe ikjen nga barazhi është rezervuar kanali Art Sport 2 e nga ana tjetër Drita – Arbëria do të transmetohet në Art Sport 3 dhe ka rëndësi të madhe pasi Arbërisë i nevojiten pikët për mbijetesë ndërsa gjilanasëve në anën tjetër për të arritur pozitën e dytë tabelore.

Dy duelet e tjera, ajo direkte për të shpëtuar sezonin mes Llapit dhe Feronikelit si dhe përballja Besa – Gjilani do të transmetohen në kanalet Prime dhe Episode, që mbajnë numrat 15 dhe 16 në listën e kanaleve të platformës, Artmotion.

Orari i transmetimeve:

15:00                                                     PRISHTINA – BALLKANI                                 ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA

15:00                                                     TREPÇA ’89 – DRENICA                                  ART SPORT 2

15:00                                                     DRITA – ARBËRIA                                             ART SPORT 3

15:00                                                     LLAPI – FERONIKELI                                         PRIME/ KANALI NR.15

15:00                                                     BESA – GJILANI                                                 EPISODE/ KANALI NR.16

lajme të ngjashme