Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhirimet e “Mission Impossible” mbesin prapa për shkak të COVID-19

NULL NULL
26.06.2021 08:49

Xhirimet e filmit “Mission Impossible” thuhet se janë ndalur për shkak të një shpërthimi të COVID-19.

Kjo ndodhi gjashtë muaj pasi ylli i filmit, Tom Cruise u nervozua me stafin e tij për shkak të mosrespektimit të rregullave të COVID-19.

Aktori 58 vjeçar doli në titujt kryesorë të gazetave në dhjetor, ku dëgjohej ai duke u ulëritur anëtarëve të setit filmik, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Xhirimet e “Mission Impossible” 7 dhe 8 patën filluar, por për shkak të pandemisë u ndaluan dhe ende nuk dihet se kur do të vazhdojnë.

Burimet thonë se Tom mund të ketë qenë vet i prekur nga COVID-19 gjatë kohës kur po bëheshin xhirimet.

lajme të ngjashme