Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xherdan Shaqiri do të jetë kapiten kundër Spanjës

NULL NULL
02.07.2021 11:34

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me Spanjën në çerekfinale të Euro 2020.

Pas një paraqitje të shkëlqyer kundër Francës, Zvicra do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka kundër Spanjës.

Arsyeja e mungesës së tij do të jetë shkaku i kartonëve të verdhë, që pritet Denis Zakaria ta zëvendësojë në mesfushë.

Kjo do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për helvetikët, për shkak se Xhaka ishte në formë të lartë që nga fillimi i kampionatit.

Sot në ndeshjen kundër Spanjës, kapiten do të jetë Xherdan Shaqiri, njofton Klankosova.tv

“Ne do të imponojmë lojën tonë. Nëse mund ta tregojmë atë, atëherë gjithçka është e mundur. Ne e pamë atë kundër Francës”, tha Shaqiri.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës do të luhet sot me fillim nga ora 18:00.

lajme të ngjashme