Xheneta tregon gjithë rrjedhën e lidhjes me Gjestin në BBVK (VIDEO) NULL NULL 07.01.2025 21:04 07.01.2025 21:04 Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose dy javëve. Xheneta u shpreh se nga ana e saj lidhja me Gjestin nuk kishte të bëjë asgjë me lojë, transmeton Klankosova.tv. “Unë jam person që nuk ndjej me kohë dhe nuk i pranojë ndjenjat e mija edhe në jetën reale. Në fillim për mua ka qenë e pabesueshme se një mashkull më bën me qesh dhe Gjesti gjithmonë më ka bërë të qesh”, u shpreh Xheneta. “Nuk kam ardh me atë qëllim, qëllimi im ka qenë mos me kriju lidhje për çka edhe familjes i kam premtu – nga ana ime nuk ka qenë lojë lidhja me Gjestin”, u shpreh Xheneta. Vullneti, mes tjerash, e mori në pyetje Xhenetën edhe për gjuhën e papranueshme të saj kundrejt Gjestit. Por për të kuptuar më shumë detaje nga përgjigjet e Xhenetës, klikoni videon në linkun më poshtë.