Xhaxhai në Pejë e lë nipin në rrugë, ia merr hisen (VIDEO) NULL NULL 21.02.2025 19:10 21.02.2025 19:10 Vdekja e gjyshërve në vitin 2017 shënoi një pikë kthese të dhimbshme për Fabian Mehmetin, kur ai u largua dhunshëm nga shtëpia e tij në Pejë, që ishte strehë e fëmijërisë. Babai i Fabianit kishte vdekur vite më parë, ndërsa xhaxhai Gazmendi, pas ndarjes nga jeta e gjyshërve, kërkoi që nipi i tij të largohej nga shtëpia, raporton Kiks Kosova. Fabiani tashmë ka 24 vjet. Nga viti 2018 nuk jeton më në shtëpinë e fëmijërisë, kjo pasi siç thotë ai, xhaxhai e detyroi gjyshin ta transferonte të gjithë trashëgiminë në emër të tij. Ai tregon se xhaxhai ia mori shtëpinë me dhunë, ani pse e njëjta ishte pronë e përbashkët familjare. I riu nga Peja, thotë se gjatë këtyre viteve asnjëherë nuk pati një vend të sigurt për ta futur kokën. Fabiani kërkon asgjë më shumë se hisen e vet. /Klankosova.tv