Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj dënohen për sulm ndaj Arben Gashit (DOKUMENT) NULL NULL 25.10.2019 15:17 25.10.2019 15:17 Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi. Klan Kosova ka siguruar aktgjykimin në të cilin shkruan se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, kështu duke e kryer veprën penale sulm. Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje. Gjykata i ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej një mijë e 250 eurosh, të cilin obligohet ta paguajë brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, pra një mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 32 minuta më parë
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 57 minuta më parë