Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Xhamia rozë” – Ylberet spektakolare të qelqit

NULL NULL
01.08.2018 22:00

Shirazi është një nga qytetet më të vjetra të Iranit. Ka një kulturë të pasur të artit dhe zejtarisë. Të dyja këto i argumenton xhamia “Nasir al-Mulk” apo siç njihet “xhamia rozë”.

Me xhama shumëngjyrësh, mijëra pllaka të pikturuara në tava dhe qilima të njohura persiane, ky vend paraqet një ylber të mrekullueshëm të ngjyrave që mund t’i hasësh kudo. Brendësia e xhamisë ta jep përshtypjen se jeni futur në një kaleidoskop.

Kopshti para objektit është i përbërë nga një pishinë në qendër, i rrethuar nga lule. Fasada e ndërtesës është e përbërë nga dhjetëra harqe të arkitekturës së lindjes. Edhe nga jashtë shihen xhamat shumëngjyrësh.

Xhamia Nasir al-Mulk është ndërtuar mes viteve 1876 dhe 1888, në kohën kur sundonte dinastia Qajar. Ajo u emërua si “xhamia rozë” për shkak të pllakave të shumta me ngjyrë trëndafili që e mbulojnë tavanin.

Koha më e mirë për ta vizituar këtë vend është herët në mëngjes kur xhamat i reflektojnë rrezet e diellit nëpër dysheme.

lajme të ngjashme