Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” me iftar falas për studentët (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2022 11:46

Se populli shqiptar humanizmin e ka në gjak, kjo tashmë është e vërtetuar.

Ndjenja e ndihmës ndaj njëri-tjetrit shtohet edhe më shumë atëherë kur nis edhe muaji i shenjtë i Ramazanit.

Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” në lagjen e spitalit në kryeqytet çdo natë po mbushet me besimtarë myslimanë për të falur vaktin e akshamit, e me pas bashkërisht edhe t’i afrohen sofrës së iftarit, ku aty ofrohet ushqim falas.

Kjo është bërë traditë e kësaj xhamie qysh nga viti 2017, por ky vit kryesisht i është dedikuar studentëve, nga të cilët po konsiderohet si lehtësim i madh.

Sipas imanit të kësaj xhamie, Labinot Maliqi, rreth 150 persona u ushqyen thuajse që nga dita e parë e Ramazanit, dhe kjo vepër humane po e lumturon shumë atë, duke qenë mirënjohës për gjithë donatorët individualë dhe duke shpresuar se kështu do t’ia dalin gjer në fund të këtij muaji të shenjtë.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Albiona Halimi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.