Xhaka u reagon kritikëve ndaj tij dhe Shaqirit: Të vërtetën e themi në fushë NULL NULL 20.06.2021 23:36 20.06.2021 23:36 Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve pas fitores shpresëdhënëse të Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në Euro 2020. Ai përmes facebook-ut, la një mesazh duke u thënë se “të vërtetën e themi në fushë”, përcjell klankosova.tv Xhaka, i cili është duke e udhëhequr Zvicrën si kapiten në këtë turne, ishte në qendër të kritikave bashkë me Xherdan Shaqirin dhe bashkëlojtarët e tjetër nga mediat zvicerane pas barazimit me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe humbjes ndaj Italisë në ndeshjen e dytë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025