Xhaka, Shaqirit: Faleminderit për gjithçka NULL NULL 15.07.2024 20:32 15.07.2024 20:32 Xherdan Shaqiri, sot zyrtarisht i ka “varur” këpucët me kombëtaren e Zvicrës. Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale për vendimin e tij për t’u pensionuar nga kombëtarja helvetike. Ky veprim i Shaqirit shkaktoi reagime të mëdha në opinionin futbolldashës. E nuk kishte si të mungonte ai i kapitenit Granit Xhaka. Xhaka shprehu mirënjohje për kontributin e “Messit të Alpeve” duke e falënderuar. “‘Danke fur Alles’ apo në shqip ‘Faleminderit për gjithçka'”, shkroi Xhaka në postimin e tij në Instastory. Dyshja me prejardhje nga Kosova, kanë kujtime të bukura gjatë paraqitjeve në fushë duke u bërë shpesh edhe protagonist. Një nga momentet e paharruara që vlen të ceket është ndeshja kundër Serbisë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në vitin 2018-të në Rusi, ku të dy realizuan në fitoren e Zvicrës. Ata festuan në mënyrë të veçantë duke bërë me duar simbolin e “Shqiponjës dykrenare”. Xherdan Shaqiri i luajti 125 ndeshje për Zvicrën. Ai i realizoi 32 gola.