Xhaka pas ndeshjes u përshëndet me trajnerin e Serbisë NULL NULL 13.10.2024 11:26 13.10.2024 11:26 Xhaka pas ndeshjes u përshëndet me trajnerin e Serbisë Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, u tregua një sportist i vërtetë pas ndeshjes kundër Serbisë. Edhe pse nuk u prit fare mirë nga tifozët serb, ai u përshendet me trajnerin, Dragan Stojkoviq. E ky i fundit foli rreth asaj që Xhaka i tha gjatë përshëndetjes. “Xhaka më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që futbollistët patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Stojkoviq. Zvicra humbi kundër Serbisë, me rezultat 2:0. Atmosfera në stadium ishte shumë e tensionuar. Tifozët serbë vazhdimisht therrisnin kore kundër Kosovës dhe në veçanti drejtuar kundër kapitenit zviceran, sa herë që Granit Xhaka, e kishte topin. Granit Xhaka përshëndetet me trajnerin e Serbisë pas ndeshjes. 😯🇨🇭 pic.twitter.com/oUza5ECeO1 — LIG Sport (@lig_sport) October 12, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025