Xhaka: Luajta i lënduar – s’mund të bëja pasime të gjata e as të shutoja NULL NULL 06.07.2024 21:38 06.07.2024 21:38 Zvicra është eliminuar nga Anglia pas penalltive, duke e humbur mundësinë që të kualifikohej për herë të parë në një gjysmëfinale të një Kampionati Evropian. Pas ndeshjes, kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka bërë të ditur se kundër “Tre Luanëve” luajti i lënduar. “Isha i lënduar. Kam një fibër muskulore të çarë, por kisha ndenjën se skuadra kishte nevojë për mua”, tha Xhaka për SRF, transmeton Klankosova.tv. Xhaka më tej tha se në këtë ndeshje nuk ishte në gjendje të bënte pasime të gjata apo të godiste në portë. “Keni mundur ta shihni, nuk mund të luaja me topa të gjatë apo të bëja një goditje në portë, por për fat, gjithçka tjetër shkoi mirë”, tha Xhaka. Mesfushori me prejardhje nga Kosova luajti për plot 120 minuta kundër Anglisë, e që përformanca e tij ishte e kënaqshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.