Xhaka lajmërohet nga “Fadil Vokrri”: I fokusuar dhe i gatshëm për ndeshjen e nesërme NULL NULL 17.11.2025 22:01 17.11.2025 22:01 Futbollisti, Granit Xhaka Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka bërë një postim në Instagram me fotografi nga “Fadil Vokrri”, ku nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër. Xhaka me anë të këtij postimi bëri me dije se është i gatshëm për lojë. “I fokusuar. Falënderues. I gatshëm për ndeshjen e nesërme”, ka shkruar ai. “Dardanët” kanë arritur ta sigurojnë “playoff-in” e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, që mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Ndeshjen e fundit, ekipi i Franco Fodas, fitoi ndaj Sllovenisë me rezultat 0:2. Matematikisht, Kosova është në garë për t’u kualifikuar direkt, por i nevojitet një fitore prej 6:0 kundër “helvetikëve”, çka shihet si tejet e pamundur përballë një kundërshtari të tillë. View this post on Instagram A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)