Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhaka, Gashi e të tjerët nisen për Shqipëri (FOTO)

NULL NULL
05.10.2015 14:02

Lojtarët shqiptarë që luajnë në ligat zvicerane aktualisht janë ndër lojtarët kryesorë edhe në kombëtaren shqiptare si dhe në përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Albinfo.ch.

Këta futbollistë me cilësitë e tyre janë të motivuar ta ndihmojnë Kombëtaren e Shqipërisë për të marrë pjesë në kampionatin evropian “Euro 2016”.

Me një motivim dhe me krenari që bartin fanellat kuq e zi, këta futbollistë mezi po e presin ditën për të shfaqur talentin e tyre në ndeshjen që Shqipëria do ta zhvillojë kundër Serbisë më 8 tetor në ‘Elbasan Arena’.

Berat Xhimshiti ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Naser Aliaj, Taulant Xhakën, Burim Kukelin dhe Armando Sadikun duke udhëtuar për Shqipëri.

“Rrugës për Shqipëri. Ekipi kombëtar kuq e zi”, shkruan Xhimshiti në një postim në Facebook, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se 10 është numri i futbollistëve shqiptarë, të cilët janë rritur apo luajnë në superligën zvicerane, e që i janë bashkuar kombëtares shqiptare.

Pjesëmarrja e këtyre futbollistëve ka ndikuar shumë pozitivisht edhe në rezultatet që kombëtarja shqiptare ka arritur kohët e fundit, njofton albinfo.ch.

futbollistet

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.