Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhafer Gashi mësyjnë sërish postin e kryetarit të Obiliqit

NULL NULL
13.05.2025 22:46

Xhafer Gashi, do t’ia mësyjë sërish postit të kryetarit të Obiliqit në zgjedhjet lokale.

Kjo u bë e ditur nga vet Gashi përmes një postimi në Facebook.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet ia dha unanimisht besimin për të kandiduar.

“Kryesia, me vendim unanim, më besoi kandidimin për Kryetar Komune në zgjedhjet lokale një vendim për të cilin shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj secilit anëtar për besimin dhe përkushtimin e treguar. Ky propozim për kandidim do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominim”, shkruan Gashi.

Xhafer Gashi, po udhëheq për tre mandate në krye të kësaj komune.

Mbetet të shihet nëse kryesia e LDK-së do ta aprovojë këtë kandidaturë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.