Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhabir Zharku futet në grevë urie – shkak cilësia e dobët e ushqimit

NULL NULL
25.05.2020 15:30

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, që dy ditë ka hyrë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, njofton Klan Kosova

Gashi në një postimi shkroi se arsyeja e futjes së klienti i tij në grevë urie është cilësisa e dobët e ushqimit.

“As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit.
Greva e tij është senzibilizuese që çështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të perkëqësimit”.

“Mbetet ditëve në vijim që çështja e kualitetit të ushqimit të shqyrtohet nga udhëheqësit e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”.

Xhabir Zharku ndodhet në paraburgim  që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Gashit:

Klenti im z.Xhabir Zharku qe nga data 23.05.20 eshte ne grevë urie ne Qendren e Paraburgimit ne Prishtine. Aj eshte ne…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Lundi 25 mai 2020

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.