Xërxë, Rahovec: Aksidentohen dy vetura, arrestohet i dyshuari NULL NULL 30.03.2023 10:14 30.03.2023 10:14 aksident trafiku, fotoilustrim Në fshatin Xërxë të Rahovecit gjatë së mërkurës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore e me drejtues meshkuj. Policia njofton se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona – njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.