Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xavi shpreson që Barcelona ta evitojë katastrofën ndaj Gironas

NULL NULL
28.01.2023 08:48
FILE PHOTO: Soccer Football - LaLiga - FC Barcelona v Real Betis - Camp Nou, Barcelona, Spain - December 4, 2021 FC Barcelona coach Xavi REUTERS/Nacho Doce

Trajneri i Barcelonës, Xavi beson se do të jetë një “katastrofë” nëse klubi katalanas nuk e mposht Gironan sot, pasi ata përpiqen të vazhdojnë garën e tyre drejt titullit të La Ligas.

Një seri prej shtatë fitoresh në tetë ndeshje të ligës i ka vendosur futbollistët e Xavit në krye të tabelës, duke mbajtur një epërsi prej tre pikësh ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid që pozicionohet në vendin e dytë.

Xavi shpreson se ekipi i tij mund të marrë tre pikë të tjera mes presionit të një gare për titull, duke u thënë gazetarëve se “duhet ta mposhtim Gironan. Kjo është Barça. Ky është ambienti i Barçës, e di shumë mirë”.

“Përpiquni ta fitoni sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Michel [trajneri i Gironas] ka thënë se ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ne do të dalim me presion sepse duam të fitojmë La Ligan”, tha më tej Xavi.

Barcelona i rikthehet aksionit në La Liga nesër, kur e zhvillon ndeshjen si mysafire kundër skuadrës së Gironas me fillim nga ora 16:15

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.