Xabi Alonso pas eliminimit të Romës: E kam imagjinuar se do të ishte e vështirë NULL NULL 10.05.2024 07:53 10.05.2024 07:53 Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, komentoi fitoren e skuadrës së tij ndaj Romës, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të gjysmëfinales së Europa League. Alonso u shpreh se e kishte imagjinuar se fitorja do të ishte e vështirë, shkruan Klankosova.tv “Kam imagjinuar se do të ishte e vështirë plotë. Vitin e kaluar iu afruam finales, këtë vit u avancuam”, tha trajneri Xabi. Ndër të tjerash, Alonso ka folur edhe për ndeshjen finale ndaj Atalantas. “Atalanta me Gasperinin për shumë vite dhe një ekip i konsoliduar. Do të jetë mirë t’i sfidosh ata”, u shpreh Alonso, përcjell Klankosova.tv