Wuhan fillon të hapet pjesërisht pas izolimit dymujor NULL NULL 28.03.2020 10:03 28.03.2020 10:03 Qyteti kinez ku filloi pandemia koronavirus, Wuhan, është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muaj izolimi. Turma të pasagjerëve shihen në fotografi kur mbërritën në stacionin e trenit Wuhan të shtunën. Njerëzit po lejohen të hyjnë, por jo të largohen, sipas raportimeve. Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, regjistroi më shumë se 50,000 raste coronavirus. Të paktën 3,000 njerëz në Hubei vdiqën nga sëmundja. Por numrat kanë rënë në mënyrë dramatike, sipas shifrave zyrtare të Kinës. Të shtunën u raportuan 54 raste të reja që dolën një ditë më parë – për të cilat thuhet se janë të gjitha të importuara. Përderisa Kina po lufton që të kontrollojë rastet që vijnë nga jashtë, ky vend ka vendosur një ndalesë të përkohshme për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi. Po ashtu, shteti ka kufizuar linjat ajrore kineze dhe të huaja në një fluturim në javë, dhe fluturimet nuk duhet të jenë më shumë se 75% të plota. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 8 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 11 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 47 minuta më parë