WOW: Kosova me renditje rekorde në FIFA NULL NULL 17.10.2025 15:04 17.10.2025 15:04 Kombëtarja e Kosovës arrin renditjen më të lartë ndonjëherë në FIFA World Ranking. Tani Dardanët pozicionohen në vendin e 84-të në botë. Nga vlerësimi i një muaji më parë, Kosova është ngjitur 7 vende më lart pas rezultateve pozitive të tetorit, ku fitoi ndaj Suedisë në Goteborg (1:0) dhe barazoi ndaj Sllovenisë në Prishtinë (0:0). Tani Kosova ka 1284.73 pikë, +22.63 pikë të fituara nga dy ndeshjet e tetorit. “Kjo arritje është motivim i madh për nëntorin e nxehtë, ku Dardanët përballen me Slloveninë dhe Zvicrën, ndeshje të cilat mund t’ia sigurojnë kualifikimin historik në Botëror”, shkroi FFK-ja.