Wolves mund Ipswichin me përmbysje NULL NULL 05.04.2025 18:40 05.04.2025 18:40 Në ndeshjet e sotme të orës 16:00 në Premier League, Crystal Palace dhe Wolves siguruan fitore të rëndësishme. Crystal Palace triumfoi ndaj Brightonit me rezultat 2:1 në një përballje të zjarrtë në Selhurst Park. Jean-Philippe Mateta hapi serinë e golave për vendasit, ndërsa Danny Welbeck barazoi për Brighton. Megjithatë, Daniel Munoz vulosi fitoren për Palace në pjesën e dytë. Ndërkohë, Wolves arriti një përmbysje dramatike ndaj Ipswchit – të Arijanet Muriqit i cili nuk luajti as sot – duke fituar 2-1 në Portman Road. Ipswichi kaloi në avantazh me golin e Liam Delap, por Wolves reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Pablo Sarabia barazoi rezultatin, ndërsa Jorgen Strand Larsen shënoi golin vendimtar në minutën e 83-të. Në anën tjetër, West Ham United dhe Bournemouth ndanë pikët pasi barazuan 2:2.