Wimbledon, Fritz kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Khachanovit NULL NULL 08.07.2025 17:05 08.07.2025 17:05 Tenisti amerikan Taylor Fritz ka mposhtur rusin Karen Khachanov dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Wimbledonit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-3, 6-4, 1-6, 7-6, pas një tie-break dramatik në setin e katërt. Fritzi shkëlqeu me shërbimin dhe qëndrueshmërinë në momente vendimtare. Me këtë fitore, ai arrin për herë të parë gjysmëfinalen në turneun më prestigjioz. Kundërshtari i tij i radhës do të vendoset po ashtu sot në përballjen mes Carlos Alcarazot dhe Cameron Norriet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Drita qëllon në shënjestër, po fiton ndaj Differdanges në kualifikimet për Champions 1 orë më parë