Will Daniels thyen tabelën e koshit me ngulitje, në ndeshjen mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit NULL NULL 11.02.2023 17:51 11.02.2023 17:51 Basketbollisti i Trepçës, Will Daniels, e ka thyer tabelën e koshit, me një ngulitje. Kjo ndodhi 2 minuta e 24 sekonda para se të kryhej çereku i dytë i ndeshjes mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit, në Superligë, njofton Klankosova.tv. Loja më pas u ndal, deri në rregullim të koshit.