Wilhelm: Për Asociacionin vendos Kosova NULL NULL 07.05.2015 12:01 07.05.2015 12:01 Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm tha se për krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe , është në duart e Kosovës. Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm ka thënë se qeveria serbe nuk mundet që si e vetme të vendosë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe , pasi sipas tij kjo është në duart e zyrtarëve kosovar. “Ka dy anë, Beogradit dhe Prishtina, të cilat duhet të bien dakord. Ka shumë gjëra, por negociatat tregojnë se të dyja palët janë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje”. Ai tha për mediat serbe se shteti i tij nuk ka kushte të reja për hapjen e kapitujve të negociatave mes Serbisë dhe BE-së. Sipas Wilheim, duhet bërë më shumë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është e domosdoshme për hapjen e kapitullit 35-të që ka të bëjë me Kosovën, në të cilën Gjermania insiston të hapet ndër të parat. Ambasadori poashtu kujtoi se ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier javën e kaluar bëri të qartë se nuk ka kushte të reja për hapjen e kapitujve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 32 minuta më parë
Kosova Mustafa, VV-së: Kthehuni në kornizën kushtetuese - ta tejkalojmë cirkun politik 34 minuta më parë